Biznes

Nokia rikthehet si një gjigand i teknologjisë me blerjen e firmës Alcatel-Lucent për 16.6 miliard dollar

Apr 16 2015
0 Shpërndarje
Nokia rikthehet si një gjigand i teknologjisë me blerjen e firmës Alcatel-Lucent për 16.6 miliard dollar

DSC_4561.0Para pak ditësh Nokia ka bërë publik planin e saj për të blerë kompaninë e telekomunikacionit Alcatel-Lucent për 16.6 miliard dollar dhe tanimë duket se ky proces blerje është në fazat përfundimtare të tij. Kjo marrëveshje do të plotësojë ambiciet e Nokia për tu bërë një ofrues i madh i pajisjeve se telekomunikacionit dhe për të konkuruar me liderin e këtij tregu, Ericsson. Dicka e tillë me siguri do ta ndihmojë kompaninë të rritet në treg pas shitjes së departamentit të saj të smartfonëve drejt Microsoft.

Nokia dhe Alcatel-Lucent kanë planifikuar të mbyllin marrëveshjen e shitblerjen në fillimin të vitit që vjen. Firma e re pritet të përdore markën e Nokia por për disa aktivitete apo shërbime të saj do të mbaje emërtimin aktual. ‘Kompania e kombinuar do të pozicionohet në mënyrë unike në treg për të krijuar themele të forta në mënyrat e komunikimit mes njerzve kudo që ata janë. Këto themele do të përbëjnë një periudhë të re të ndryshimit teknologjik që ka filluar, ku përfshihet ‘Interneti i Gjërave’ dhe platformat cloud. Kompania e kombinuar do të jetë në gjendje të përshpejtojë zhvillimin e teknologjisë së ardhshme si 5G, IP, cloud, sensorët, etj’, deklaroi Nokia gjatë një deklarate.

Në një lajm tjetër të publikuar, kompania Nokia ka lajmëruar se është duke shqyrtuar mundësinë për shitjen e biznesit të saj të hartave Here Maps. Departamenti Here Maps po i nënshtrohet një shqyrtimi analitik të detajuar i cili mund të rezultojë në shitjen ose jo të këtij biznesi. Blerja e Alcatel-Lucent mund të ndihmojë në vlersimin sa më objektiv të Here. Bloomberg raportoi javën e shkuar se Nokia ka filluar të shqyrtojë dhe blerësit potencial të Here ku më kryesori rezulton të jetë Uber. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>