Lajmet

Nokia rrit përpjekjet për të marrë Instagram-in në Windows Phone

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Nokia rrit përpjekjet për të marrë Instagram-in në Windows Phone

Më herët këtë muaj Nokia nxori një aplikacion të ri të quajtur #2instawithlove, i cili iu lejon njerëzve të nxjerrin foto me efektin klasik polaroid.

Aplikacioni automatikisht krijon #2instawithlove në mënyrë të tillë që sapo të postohet në Twitter apo Facebook, pjesa tjetër e botës të shikojë hashtagun bashkë me foton.

Tani me sa duket Nokia po i rrit përpjekjet për të bindur Intagram-in të krijojë aplikacionin përkatës për OS e Nokias. WMPoweruser.com raporton se Nokia ka hapur një fushatë me postera për të inkurajuar më shumë njerëz ta shkarkojnë aplikacionin #2Intsawithlove.

Është e qartë se kompania Finlandeze po harxhon një pjesë të buxhetit për marketingun për të bindur Facebook-un të krijojë një aplikacion Windows Phone Instagram.

Shumë veta me të drejtë pyesin veten se pse Nokia po harxhon gjithë këtë kohë dhe buxhet në një fushatë ku Facebook-u nuk ka asnjë lloj interesimi.

Gjithsesi një thashethem i kohëve të fundit thotë se një aplikacion i tillë është vërtet në punim e sipër, por nuk ka asnjë provë për ta vërtetuar. (PCWorld Albanian)

Nokia Instagram

Lajmet e fundit>