Harduer

Nokia Sea Ray, i pari me "Mango”!

Jun 23 2011
0 Shpërndarje
Nokia Sea Ray, i pari me "Mango”!

Me emrin e koduar “Sea Ray”, telefoni është një lloj N9’shi i fuqizuar me Windows Phone, dhe nga ajo që po shohim prej fotografisë dhe detajeve që janë paraqitur në faqe të ndryshme mund të thuhet se ka dizajn të punuar prej xhamit, trup prej polikarbonit, një kamerë 8 megapikselëshe me thjerrëz Carl Zeiss, blic LED, etj. 

Një video që u postua dje nuk tregon shumë për telefonin dhe në vend të tij koncentrohet më shumë tek Mango, megjithatë vet prania e videos ishte disi e çuditshme për shkak se Elop para se të demonstronte telefonin ka thënë disa herë, ata që janë prezent duhet të mos bëjnë fotografi apo të incizojnë video. 

Megjithatë video u paraqit dhe atë mjaft profesionale; me një kamerë të montuar në tripod (jo të mbajtur në dorë), me pamje të pastra dhe me kuadre të ndryshme të xhirimit. Kjo sugjeron se transmetimi ishte i paraparë për shfrytëzim të brendshëm. 

Megjithatë Mango N9 ende nuk dihet se kur do të paraqitet në treg dhe Nokia as që po bënë zhurmë në këtë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>