Harduer

Nokia sfidon Apple dhe Samsung-un përmes klipit të ri të Lumia 928

May 9 2013
0 Shpërndarje
Nokia sfidon Apple dhe Samsung-un përmes klipit të ri të Lumia 928

Nokia ka postuar së fundmi një video ku bëhet krahasimi i kamerës mes Lumia 928, Galaxy S III dhe iPhone 5.

Kompania ka konfirmuar zyrtarisht para disa ditësh ekzistencën e smartfonit të shumë përfolur muajt e fundit.

Lumia 928 do të vijë në formën e një përditësimi të Lumia 920 dhe fillimisht pritet të jetë i disponueshëm përmes operatorit telefonik Verizon Wireless në SHBA. Smartfoni me Windows Phone do të ketë kamer 8.7 megapixel me stabilizim imazhi.

Ndërkohë që bëhet gati për lançimin zyrtar të pajisjes, Nokia ka publikuar në faqen zyrtare në ueb një video ku krahasohet kamera e Lumia 928 dhe dy smartfonëve më të shitur, Galaxy S III nga Samsung dhe iPhone 5 nga Apple.

Në video tregohet superioriteti që ka kamera e Lumia 928 në krahasim me dy smartfonët e tjerë. Videoja është regjistruar në një tren të një parku argëtimi. Në video tregohet se kamera e Nokia-s ka ngjyra më të mira se iPhone 5 dhe më pak zhurmë dixhitale se Galaxy S III. Ajo ka njëkohësisht imazh më të mprehtë krahasuar me të dy smartfonët e tjerë.

Pavarësisht kësaj reklame, e cila synon të ngrejë në qiell smartfonin e Nokia-s, analistët bien dakort se kamera ka qenë dhe është prej kohësh një nga pikat më të forta të Nokia-s.

Gjithsesi, në reklamë nuk tregohet ndryshimi mes Lumia 928 dhe Lumia 920. Nga ato që dimë deri tani, Lumia 928 është më i hollë dhe më i lehtë. (PCWorld Albanian)

nokia lumia 928

Lajmet e fundit>