Lajmet

Nokia shet selinë e saj në New York me humbje

May 21 2012
0 Shpërndarje
Nokia shet selinë e saj në New York me humbje

Në vitin 2006, Nokia bleu këtë ndërtesë në Harrison, New York dhe shpenzoi më shumë se 30 milionë dollarë për rindërtimin e saj.

Kurse javën e kaluar Nokia, këtë ndërtesë ja shiti kompanisë bioteknike Histogenetics për 12 milionë dollarë.

Michael Rao, president i New York Commercial Realty Group që njëherësh është pëfaqësues legjitim i blerësit deklaroi “Shifra prej 12 milionë dollarësh është një pazar shumë i mirë. Ky objekt është i mrekullueshëm dhe spektakolar”.

Nokia, kompani që po tenton të mbetet e rëndësishme në tregun global, u detyrua ta shes ndërtesën për shkak të zvogëlimit të stafit, si dhe uljes së shpenzimeve.

Nokia në këtë çerek deklaroi se ka humbje prej 1.7 miliardë dollarëve, pas humbjes së 1.2 miliardë dollarëve në çerekun e parë të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>