Harduer

Nokia shfaq interes për prodhimin e tableteve

May 15 2013
0 Shpërndarje
Nokia shfaq interes për prodhimin e tableteve

NokiaKompania Nokia gjatë lançimit të telefonit Lumia 925 ka shfaqur interesin ndaj prodhimit të tabletëve.

Më konkretisht Jo Harlow, zv.President i pajisjeve “të mençura” në Nokia u shpreh: “Jemi shumë të interesuar në prodhimin e tableteve, kjo është fusha aktuale ku jemi duke eksploruar”. Megjitthatë ai nuk pohoi se kompania kishte filluar punimet për prodhimin e një pajisjeje të tillë.

Nokia është e vetmja kompani e fuqishme që ende nuk është pjesë e tregut të tableteve, por kohët e fundit kanë filluar të qarkullojnë fjalë se kompania ka filluar punimet dhe është duke ekperimentuar për të ofruar një produkt sa më cilësor.

Duke iu referuar bashkëpunimit të Nokia-s me Microsoft-in nuk mund të kemi dyshime lidhur me sistemin operativ të tabletëve të rinj, prandaj sido që të jetë tableti i ri i prodhuar është e sigurt që do të ketë sistem Windows 8 ose Windows RT. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>