Harduer

Nokia shpalos celularë të lirë dhe që përkrahin dy SIM kartela

Jun 3 2010
0 Shpërndarje
Nokia shpalos celularë të lirë dhe që përkrahin dy SIM kartela

Ai është një celular i thjeshtë me një faktor forme gjithashtu të zakonshëm dhe është një prej celularëve të parë të Nokia-së që përkrah dy SIM kartela në të njëjtën kohë, duke iu mundësuar përdorim ndaras të dy SIM kartelave të ndryshme në të njëjtën kohë.

Nokia C2 veçohet me aftësi për përkrahje të dy SIM kartelave në të njëjtën kohë, duke mundësuar që thirrjet dhe mesazhet tekstuale prej të dy operatorëve të arrijnë në pajisjen tuaj pa asnjë problem.

Kartela e parë tek Nokia C2 është nën bateri, ndërsa kartela e dytë SIM është e vendosur në një pozitë që Nokia e quan “hot-swappable”, gjë që mundëson ndërrimin e SIM kartelës gjersa pajisja është e ndezur.

Nokia C2 do të paraqitet në treg për një çmim prej 45 euro dhe përkrahë rrjetet GSM 900/1800. Ai gjithashtu ka kamerë VGA, përkrahje për GPRS, Bluetooth, FM Radio, port për microSD, port 3.5 mm për zërim, etj.

Në anën tjetër Nokia ka shpalosur edhe një celularë tjetër të quajtur C1-00 që do të kushtojë 30 euro dhe përkrahë dy SIM kartela por jo në të njëjtën kohë. Ndërsa veçoritë i ka pak a shumë të ngjashme me C2-in.

Lajmet e fundit>