Vëzhgim

Nokia shqyrton mundësinë e prodhimit të laptopëve

Feb 27 2009
0 Shpërndarje
Nokia shqyrton mundësinë e prodhimit të laptopëve

altNokia beson se idea e kirjimit të laptopit të saj mund të bëhet realitet në të ardhmen. Disponimi dhe komentet e kompanisë më të famshme të celularëve janë që ajo të krijojë edhe laptopin e saj.

Në një intervistë për televizionin finlande YLE, drejtori ekzekutiv i Nokia, Olli Peka Kallasvuo tha se kompania ka filluar aktivizimin në tregun e laptopëve.

Çdo ditë e më shumë jemi dëshmitarë të shtimit të përdorimit të netbooks. Tregu i laptopëve është i stërmbushur për momentin me netbooks (laptop ma madhësi më të vogël) dhe duket se ky është sektori me rritjen më të madhe ekonomike.

Andaj edhe mund të duket paksa e çuditshme arsyeja që Nokia ka filluar të mendojë për orientimin e saj në drejtim të tregut të laptopëve.

Por si duket kompania më e famshme në botë për celularë, dëshiron të bëjë ca eksperiencë edhe në ndërtimin e laptopëve.

Ndërkohë që akoma nuk është bërë e ditur data kur kompania do të dalë në tregë me netbooks apo laptopë.
 

Lajmet e fundit>