Biznes

Nokia siguron 500 milion euro kredi nga BE-ja për hulumtim në 5G

Aug 27 2018
0 Shpërndarje
Po këtë vit, e njëjta bankë nënshkroi një huadhënie me vlerë 250 milion euro për rivalin Suedez të Nokia, Ericsson. Nokia siguron 500 milion euro kredi nga BE-ja për hulumtim në 5G

Prodhuesi Finlandez i pajisjeve të telekomunikimit Nokia ka siguruar një hua prej 500 milion eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve për të shtuar kërkim hulumtimin rreth teknologjisë 5G.

Rrjet mobile 5G, të cilat ende janë në fazat fillestare, do të ofrojnë shpejtësi 50 deri në 100 herë më të larta sesa rrjetet 4G dhe të hapin rrugën për infrastruktura kritike për një sërë industrish përfshirë makinat autonome.

Po këtë vit, e njëjta bankë nënshkroi një huadhënie me vlerë 250 milion euro për rivalin Suedez të Nokia, Ericsson.

Muajin e kaluar Nokia arriti një marrëveshje 3.5 miliardë dollarëshe me operatorin celular në SHBA T-Mobile për zhvillimin e rrjetit 5G.

Deri më 2025-ën, 1.2 miliard njerëz në mbarë botën do të kenë akses në rrjetet 5G ku 1/3 do të jenë në Kinë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>