Lajmet

Nokia sjell aplikacionin Here Maps dhe në iOS, ja avantazhet dhe disavantazhet

Mar 17 2015
0 Shpërndarje
Nokia sjell aplikacionin Here Maps dhe në iOS, ja avantazhet dhe disavantazhet

nokia-here-100573172-primary.idgeNokia më në fund ka vendosur të lançojë platformën e saj të hartave dhe navigimit Here. Ky version do të jetë i disponueshëm për iPhone, ndërsa versioni për Android u lançua 3 muaj më parë. Vetëm në pak kohë, aplikacioni Here në dyqanin e aplikacioneve Google Play arriti 3 milion shkarkime dhe kompania pretendon që edhe versioni për iPhone do të ketë të njëjtin sukses.

Por pas këtij lançimi fshihet një rrugë e vështirë. Fillimisht ky aplikacion u bë i disponueshëm në iOS në vitin 2012 por u hoq sërisht një vit më vonë për shkak të problemeve të përshtatjes më përditësimin iOS 7 për ty rikthyer përsëri. Si një nga 4 platformat më popullore të hartave online, përkrah Google, TomTom dhe OpenStreetMap, Here ka një impakt të gjerë botëror. Gjithashtu Here është një lojtar i rëndësishëm në fushën e automjeteve. Platforma e hartave të Nokia përdoret në 80% të sistemeve GPS të navigimit.

Ashtu si në platformat e tjera, Here në një iPhone i ofron përdoruesit harta për qytete dhe rajone të tëra duke qënë offline. Duket se Nokia po përpiqet të tërheqë përdoruesit që përdorin aplikacionet rivale të Here të ofruara nga Google dhe Apple. Here nuk është i vetmi aplikacion që i ofron hartat online por ai sjell një funksionalitet të plotë tërësisht falas. Përdoruesi mund të shkarkojë kontinente, shtete, apo pjesë specifike të tyre. Nëqoftësi jeni i njohur me Google Maps, atëherë aplikacioni Here i Nokia do të jetë shumë më i thjeshtë për tu përdorur. Opsione të tjera që e bëjnë Here akoma më konkurent janë njoftime në kohë reale bazuar në vendodhjen tuaj, të dhëna mbi trafikun dhe transportin publik në më shumë se 950 vende. Për tu njohur më shumë me këtë aplikacion po ju prezantojmë me disa nga avantazhet dhe disa nga disavanazhet e tij.

Avantazhet

* Drejtime të sakta. Ndryshe nga aplikacionet e tjera të ngjashme, Here i sugjeron përdoruesit drejtime të sakta dhe që kanë kuptim për të duke ofruar kështu një kornizë të qartë të vendodhjes apo destinacionit të tij.

* Opsionet e rrugëve tepër të aksesueshme. Here ju lejon të zgjidhni opsionet e rrugëve duke ju shfaqur destinaconin, trafikun, kohën e udhëtimit etj.

* Hartat offline. Kjo karakteristikë përbën diferencën më kryesore të Here me aplikacionet e tjera konkuruese të saj. Ndërfaqja e aplikacionit ju lejon të shkarkoni pjesën e hartës që ju doni nga një kontinent apo shtet, kështu ajo mund të aksesohet dhe offline. Madje ju mund të shkarkoni hartën e plotë të një kontinenti dhe kjo tërësisht falas.

* Ndërfaqe e qartë. Aplikacioni Here i Nokia është i thjeshtë për tu përdorur dhe tepër i aksesueshëm pavarësisht hartës apo vendit ku ndodheni apo po kërkoni të shkoni.

* Drejtimet për këmbësorë dhe transport publik. Jo të gjitha shërbimet GPS ofrojnë guidë për këmbësorët, ciklistët, shoferët apo për transportin publik. Nokia here e ofron këtë gjë.

Disavantazhet

* Mungon guida zanore gjatë ecjes. Aplikacioni nuk ju mundëson një guidë zanore gjatë kohës që ju jeni duke ecur apo ngarë makinën, në vend të kësaj ai vetëm ju njofton me sinjalet të shkurtra. Kjo do të thotë që është i nevojshëm shikimi i shpeshtë i ekranit nëqoftëse nuk doni të shkoni në destinacionin e gabuar.

* Nuk mund të kërkoni për restaurante dhe dyqane. Versioni për Android ka një buton të vecantë për këto shërbime por versioni për iOS nuk e ofron dicka të tillë.

* Mungon integrimi i librit të adresave. GPS të tjera si Google Maps i japin mundësi pëdoruesit që gjatë regjistrimit të një kontakti të shënojnë dhe adresën përkatëse të tij. Më pas adresa mund të aksesohet nga Google Maps. Por në Here për iOS nuk ka një mënyrë për aksesuar kontaktet. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>