Lajmet

Nokia sjell hartat dixhitale HERE në linjën e smartfonëve Samsung Galaxy

Oct 9 2014
0 Shpërndarje
Nokia sjell hartat dixhitale HERE në linjën e smartfonëve Samsung Galaxy

IMG-20140908-WA0002-798x310Nokia ka lançuar një version Beta të aplikacionit HERE Maps në dyqanin e aplikacioneve të Samsung Galaxy, duke i dhënë prodhuesit të smartfonëve një alternativë tjetër krahas Google Maps.

Aplikacioni teknikisht është në fazën Beta dhe është ekskluzivisht vetëm për brendin Samsung Galaxy bazuar në Android. Kjo sinjalizon një iniciativë interesante nga të dyja palët që do të thotë se çfarë ka mbetur pas nga blerja e Nokia-s nga Microsoft nuk është më e lidhur ngushtë me Windows Phone, kështu që qartësisht firma po kërkon të zgjerojë tregun e saj dhe me Samsung ekziston një shans në reduktimin e varësisë nga shërbimet e Google.

Nokia po ashtu ka konfirmuar se do të lançojë aplikacionin e saj HERE edhe për iOS dhe ekosistemin e Android përpara fundit të vitit. Shtrohet pyetja pse ky ndryshim? Karakteristika më e rëndësishme e HERE është mundësia për të shkarkuar hartat dixhitale për ti përdorur ato edhe kur jeni offline.

Këto harta përfshijnë të gjitha hapësirat e shteteve ngjashëm me TomTom, ose OpenStreetMap. Teksa Google nuk e mbështet përdorimin offline të hartave, shpesh herë është e limituar në zona gjeografike të vogla dhe disa herë nuk është e disponueshme fare. Shkarkoni HERE Beta për Samsung Galaxy. Shkarkoni HERE Beta për Samsung Galaxy. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>