Lajmet

Nokia sjell për Lumiat me Windows Phone 8 aplikacionin që rifokuson foton pasi ajo është shkrepur

Mar 16 2014
0 Shpërndarje
Nokia sjell për Lumiat me Windows Phone 8 aplikacionin që rifokuson foton pasi ajo është shkrepur

lumia1520_3-100069230-largeAplikacioni Nokia Refocus – i cili iu mundëson përdoruesve të bëjnë fokusim në një foto pasi ajo është bërë – është tashmë i disponueshëm për gjithë smartfonët me Lumia që operojnë me Windows Phone 8. Zakonisht, Nokia ka prezantuar dhe lançuar aplikacione për kamerën fillimisht për smartfonët më të mirë që zotëron, të cilat kanë edhe çmimet më të larta dhe më pas i bën ato të disponueshme edhe për një pjesë tjetër të pajisjeve që janë më të lira.

Nokia Refocus u mundëson përdoruesve të bëjnë foto dhe të zgjidhin më pas se cilën pjesë dëshirojnë të mbajnë në fokus duke klikuar pjesë mbi imazh. Ka gjithashtu edhe një veçori të quajtur Color Pop, e cila jo vetëm që bën rifokusim, por edhe i jep më tepër dritë asaj pjese të imazhit duke e nxjerrë më në pah.

Nokia nuk është i vetmi prodhues smartfonësh që iu mundëson përdoruesve të eksperimentojnë me pjesë të ndryshme të fotos. Edhe pajisje të tjera të shtrenjta si LG G Pro 2, Samsung Galaxy S5, apo Sony Xperia Z2 kanë karakteristika të ngjashme.

Fillimisht, Refocus ishte i disponushëm vetëm për smartfonët Lumia PureView. Aplikacioni funksionon më mirë kur subjekti kryësor është afër me kamerën dhe efekti i turbullimit të pjesës tjetër është më i qartë në këto raste. Sa më larg të jenë objektet e tjera në distancë, aq më i dukshëm është efekti.

Gjithashtu rekomandohet që përdoruesit ta mbajnë sa më të qëndrueshme dorën në momentin kur bëjnë foton për shkak se aplikacioni bën disa foto njëkohësisht. Nokia këshillon që të mbështetet telefoni diku apo në rast se mbahet në dorë, përdoruesi të mos marrë frymë në momentin që shtyp butonin e kapjes së fotos. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>