Lajmet

Nokia tallet me Galaxy S4

Mar 17 2013
0 Shpërndarje
Nokia tallet me Galaxy S4

NokiaSiç pritej, Samsung-u zbuloi smartfonin e vet Galaxy S4 të enjten në mbrëmje dhe me një plan dalje në treg në fund të prillit.

Nokia nuk humbi kohë pas prezantimit të Android-it të ri, dhe duke përdorur llogarinë e vet në Twitter tallet me Samsung duke treguar se si kompania koreane ka kopjuar disa karakteristika nga seria Lumia.

Një cicërimë tregon një klasë shkolle ku një nxënës, në këtë rast Samsung, po kopjon nga personi ngjitur i cili është Nokia. Një cicërimë tjetër tregon se si Nokia mendon që Samsung-u ka kopjuar karikimin me wireless bashkë me karakteristika të tjera që janë ekskluzive për serinë Lumia si Nokia Music, Pureview, City Lens si dhe faktin që Lumia është e disponueshme në një varietet të madh ngjyrash.

Një cicërimë tjetër lidhet me një video në YouTube ku tregohet fan made video dhe tregon “Xheremin”, djaloshin që ishte në videot e S4, që merr një mesazh në smartfonin e tij Lumia.

Reklama e Microsoft Surface Pro duket shumë e këndshme

Nokia është e qartë se ka filluar sulmin, duke shpresuar të tërheqë vëmendjen nga smartfoni Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>