Harduer

Nokia do të prezantojë një version 4G të 3310-ës

Dec 29 2017
0 Shpërndarje
Versionet të “zvogëluara” të aplikacioneve si WhatsApp mund të ofrohen për 3310 4G. Të gjithë e dimë se ky telefon nuk do të jetë po aq popullor sa telefonët inteligjentë, por për nostalgjikët po. Nokia do të prezantojë një version 4G të 3310-ës

Telefonët inteligjentë mund të jenë e ardhmja, por kjo e fundit nuk është treguar aq e pamëshirshme edhe me telefonët e thjeshtë.

Nokia ka prodhuar disa prej telefonëve të thjeshtë më të mirë në botë dy dekada më parë dhe e tillë është Nokia 3310.

Këtë vit HMD Global ringjalli telefonin legjendar me një version modern 3G. Kompania siduket ka planifikuar një model 4G të telefonit sipas Nokiamob.

Por përtej kësaj telefoni do të ketë një tjetër sistem operativ. Quhet YunOS dhe do të zëvendësojë Feature OS ose S30+.

Këta të dy ishin sistemet operative të modeleve 2G dhe 3G. YunOS do të mund të luajë disa aplikacionet Android dhe është i bazuar në AOSP.

Versionet të “zvogëluara” të aplikacioneve si WhatsApp mund të ofrohen për 3310 4G. Të gjithë e dimë se ky telefon nuk do të jetë po aq popullor sa telefonët inteligjentë, por për nostalgjikët po.

Tashmë që do të funksionojë me 4G-në, nuk keni pse të trembeni nëse kompanitë mbyllin rrjetet e tyre 3G.

Versioni 3G i 3310 kushton 60 dollar dhe presim që versioni 4G të kushtojë më shumë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>