Lajmet

Nokia tërheq 14 Milionë karikues baterish

Nov 10 2009
0 Shpërndarje
Nokia tërheq 14 Milionë karikues baterish

Gjiganti i komunikacionit Nokia është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve celulare dhe vetëm gjatë tri të katërtave të këtij viti ka shitur rreth 305 milionë pajisje. Me këtë volum taq të madh, edh problemi më i vogël që një kompani e tillë mund të ketë, reflektohet në një shkallë mjaft të gjerë.

Për të përshpejtuar kohët e veprimit dhe ulur kostot e prodhimit, Nokia punon sëbashku me kompani të tjera dhe një ndër to është BYD, një kompani Kinize e cila prodhon makina, bateri të rikarikueshme dhe komponente telefonësh celularë. Një ndër këto komponente është dhe karikuesi i baterisë së telefonit, të cilin fale volumeve shumë të mëdha, BYD e shet për rreth $1 copën.

Një problem me sigurinë e këtyre pajisjeve ka shkaktuar kërkesën për rikthim të rreth 14 milionë pajisjeve të tilla. “Kemi përcaktuar se kapakët plastikë të karikuesve të prekur nga ky defekt mund të lirohen, duke ekspozuar përbërësit e brendshëm të karikuesit duke përbërë një rrezik elektriciteti nëse këto komponente preken ndërkohë që karikuesi është në prizë” deklaroi Nokia.

Karikuesit e modelit AC-3U or AC-3E prodhuar nga BYD midis 15 Qershorit 2009 dhe 9 Gusht 2009 janë në listë, ashtu si dhe modeli AC-4U prodhuar nga 13 Prilli 2009 deri më 25 Tetor 2009.

Lajmet e fundit>