Lajmet

Nokia tërheq aplikacionin Here Maps nga Apple App Store

Dec 28 2013
0 Shpërndarje
Nokia tërheq aplikacionin Here Maps nga Apple App Store

NokiaHere_iOS-578-80Nokia ka njoftuar eleminimin e aplikacionit Here Maps nga App Store duke qenë se ndryshimet në versionin iOS 7 kanë ndikuar negativisht në eksperiencën e përdoruesit.

Ky mjet navigimi pa pagesë dhe i disponueshëm në platforma të ndryshme e ka pasur të vështirë të konkurrojë aplikacionin Maps të Apple dhe Google Maps, por përsëri kompania vazhdon të insistojë se tërheqja e këtij produkti erdhi si rezultat i ndryshimeve në iOS7.

Një përfaqësues i kompanisë është shprehur për Engadget: “Kemi vendosur të tërheqim Here Maps nga Apple App Store sepse ndryshimet më të fundit në iOS 7 kanë vështirësuar eksperiencën e përdoruesit.

Përdoruesit e iPhone-ëve do të vazhdojnë të përdorin versionin në ueb të këtij shërbimi në m.here.com për të përfituar shërbimet e ndryshme të vendndodhjes si kërkim, orientim, informacione mbi transportin etj…dhe sigurisht të gjitha këto pa pagesë.

Përdoruesit e hershëm të këtij aplikacioni që disponojnë iPhone ose iPad do të kenë mundësi të aksesojnë shërbimin nëpërmjet shfletuesit në ueb megjithatë, ata nuk do të kenë mundësi të ruajnë të dhënat për t’i përdorur më pas kur të jenë offline.

Shërbimet e navigimit të Nokia-s do të vazhdojnë të suportohen nga Android, Firefox OS, Tizen dhe Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>