Analiza

Nokia vazhdon me rënie

Jun 16 2010
0 Shpërndarje
Nokia vazhdon me rënie

Aksionet e kompanisë Finlandeze të celularëve kanë rënë 9.6 për qind apo 94 cent, në 8.88 dollarë pasi kompania tha se pret shitjet më të dobëta të pajsijeve dhe shërbimeve të saja, sesa që ka parshikuar, përkatësisht prej 8.8 miliard në 8.2 miliard dollarë.

Lajmi nuk ishte edhe aq befasues pasi që Nokia ka dështuar të rrit biznesin e saj të celularëve të mençur me shpejtësi të njëjtë siç ka bërë me celularët e rangut fillestar për së paku një vit, tha Matt Thomton, një analist me përvojë pranë Avian Securities.

Nokia ka pasur vështirësi për të tërhequr entuziastët me ndonjë pajisje gjatë vitit që shkoi, gjersa Apple iPhone dhe Google Android jane duke udhëhequr me sukes tregun e smartphone-ve.

Nokia në anën tjetër e ka quajtur “një ambinet konkurrues, në veçanti në sektorin e tregut të rangut të lartë” një fakt madhor, që po ndikon negativisht në rezultatet financiare të kompanisë.

Në çerekun e parë të vitit, Nokia ishte lider në tregun e celularëve, me 36% të pjesëmarrjes anembnaë botës, por konkurrentë si RIM dhe Apple po fitojnë pjesëmarrje me shpejtësi.

Lajmet e fundit>