Biznes

Nokia zbret çmimet e Lumia 900

Jul 18 2012
0 Shpërndarje
Nokia zbret çmimet e Lumia 900

Nokia, gjatë fundjavës papritur zbriti çmimet e Windows Phone Lumia 900 në pothuajse gjysmën e dyqaneve AT&T, dhe kompania thotë se ky hap ishte thjeshtë një veprim normal për smartfonin e saj 3 muajsh.

Çmimi ra nga 99 në 49.99 dollarë, kjo për arsye edhe pse vetë Nokia lajmëroi se Lumia 900 nuk do të merrte azhurnimin e Windows Phone 8 më vonë këtë vit. Windows Phone 8 u pa si një dështim për Lumia 900, pasi shumë analistë bënin pyetjen se si Nokia do t’i bindë blerësit të blejnë një smartfon që nuk do ta marrë dot azhurnimin e OS më të fundit dhe më të mirë të Microsoft. (edhe pse në njëfarë mënyre ajo e merr me anë të azhurnimit Windows Phone 7.8)

“Kjo është një lëvizje strategjike që zbatohet me gjithë telefonët pas një periudhe kohore. Ajo u lejon konsumatorëve ta blejnë këtë pajisje më një çmim më të përshtatshëm” tha zëdhënësi i Nokia-s, Dough Dawnson për The Wall Street Journal.

Ndoshta është e vërtetë se prodhuesit e pajisjeve mobile i rregullojnë çmimet e tyre pas një kohe, përveç Apple. Në të njëjtën kohë një sondazh i kryer kohëve të fundit tregoi se 96% e përdoruesve të Lumia 900 ishin shumë të kënaqur me të, dhe 95% e tyre do ta rekomandonin, kurse 83% thanë se Lumia 900 i tejkaloi pritjet e tyre. Nuk është kaq për t’u çuditur kur këtë sondazh e kryen një komision i Nokia-s, por të njëjtat rezultate dolën edhe nga një sondazh i kryer nga PCMag.

Lumia 900 është i disponueshëm në Ueb faqen e AT&T për 49.99 dollarë në ngjyrat blu, të bardhë, të zezë apo edhe rozë e shtuar së fundmi. Smartfoni ka një ekran 4.3 inçësh dhe procesor 1.4Ghz bashkë me kamerën 8 megapikselë me lente Carl Zeinss.

Sipas një studimi të kryer nga Nielsen, Microsoft po përpiqet të lërë gjurmë në tregun e telefonëve mobil. Kompania i ka hedhur shpresat te Windows Phone 8. Windows Phone i vjetër në fakt e kaloi të riun me 3% kundër 1.3% muajin e kaluar. Edhe pavarësisht lidhjeve të forta të Microsoft me Nokia, dhe faktit që shumica e përdoruesve të Windows Phone kanë pajisje Samsung apo HTC, të dyja këto të fundit kanë 0.5% kundrejt 0.3% të Nokia. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>