Harduer

Nokia zbulon smartphone me kamerë prej 41 megapiksellëve

Feb 28 2012
0 Shpërndarje
Nokia zbulon smartphone me kamerë prej 41 megapiksellëve

Pajisja e ka sensorin prej 41 megapiskellëve së bashku me optikën Carl Zeiss. Në këtë telefon ekziston edhe teknologjia Dolby Headphone për të cilën Nokia thotë që mund të shndërrojë përmbajtjen stereo në një përvojë personale të tingujve rrethues bashkarisht me çfarëdo lloj kufje.

Ekziston pakpaqartësi se çfarë nënkupton kamera 41 megapiksellëshe. Nokia thotë që kamera kap shumë të dhëna. Në realitet, ju mund të kapni pamje me rezolucionet 5, 8 dhe 38 megapiksellëshe, duke ua dhënë përdoruesve mundësinë për  zmadhim deri në hollësi shumë të imëta. Nokia planifikon të shpërngulë teknologjinë PureView tek pajisjet e tjera, por për momentin është e gatshme vetëm në një telefon Symbian që do të dalë në tregun evropian në maj me çmimin prej 450 eurove.

Nokia gjithashtu paraqiti planet për të zgjeruar vijën e vet Lumia të telefonave Windows. Një model i ri i quajtur Lumia 610 ka për shënjestër të rinjtë dhe thuhet që do të jetë pajisja më së lehti me përballuehsme nga katër pajisjet Lumia, që do të kushtojë 189 euro.

Lumia 610 përshtatet me lojërat e Xbox Live dhe ofron një numër të shërbimeve të Nokias duke përfshirë Nokia Transport, që ofron edhe orarin e udhëtimeve të tramvajeve, autobusëve dhe trenave përgjatë shumë shteteve./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>