Harduer

Nokia zbulon telefonin e parë me buton WhatsApp

Apr 25 2013
0 Shpërndarje
Nokia zbulon telefonin e parë me buton WhatsApp

Nokia ka shtuar një buton WhatsApp për “instant messaging” në smartfonin e saj të fundit Asha 220. Ai është telefoni i parë që ka një buton të tillë të dedikuar.

Prodhuesit finlandezë deklaruan gjatë kësaj jave se Asha 210, i cili do të kushtojë 72 $, ka suport për Wi-Fi dhe 2 G, ndërsa opsioni për komunikim përmes aplikacionit WhatsApp është ndoshta më tërheqësi.

WhatsApp është i disponueshëm për platformat më të përdorura në botë si iOS, Android, Windows Phone, BlackBerry 7, Symbian etj.

Përmes tij mund të dërgoni mesazhe private pa pagesë tek kontaktet tuaja, thjesht duke përdorur internetin. Kompania deklaroi në fillim të muajit se ka mbi 200 milionë përdorues – krahasuar me 60 milionë të BlackBerry Messenger (i cili është po ashtu një nga aplikacionet më të përdorura për këtë platformë). Mbi 8 miliardë mesazhe dërgohen çdo ditë.

Kohët e fundit ka qarkulluar nëpër media lajmi se Google po bëhet gati për ta blerë kompaninë për rreth 1 miliardë $, ndërsa vitin e kaluar këto thashetheme rrotulloheshin rreth Facebook-ut.

Për të dërguar mesazhe përmes WhatsApp në Nokia Asha, përdoruesit duhet të shtypin butonin në tastierën QWERTY. Shërbimi është pa pagesë (më parë WhatsApp kushtonte 0.99 $ në vit pas vitit të parë). (PCWorld Albanian)

nokia asha 210

Tags >

Lumia
Lajmet e fundit>