Harduer

Nokia zgjeron linjën e telefonëve Android me modelet buxhetore Nokia 5 dhe 3

Feb 26 2017
0 Shpërndarje
Nokia është rikthyer dhe fuqishëm. Pasi partneri i markës ikonike HMD Globa prezantoi në Kongresin Mobil në Barcelonë versionin modern në Nokia 3310, kompania nuk u largua edhe pa dy modele të tjera. Nokia zgjeron linjën e telefonëve Android me modelet buxhetore Nokia 5 dhe 3 Photo Source: Nokia

Ky bashkëpunim filloi me Nokia 6 dhe tashmë linjës i bashkohen Nokia 3 dhe Nokia 5. Kompania Finlandeze e cila me shumë gjasa ka prodhuar telefonin tuaj që mund të keni pasur, u largua në 2014-ën kur shiti biznesin e telefonëve tek Microsoft.

Nokia 5 ka ekran 5.2 inç dhe procesor tetë bërthamësh Qualcomm Snapdragon të paspecifikuar. Sakaq Nokia 3 ka ekran 5 inç dhe procesor katër bërthamësh.

Të dy telefonë vinë me Android. Nokia nuk ka shtuar asnjë softuer apo aplikacion vetja duke premtuar një eksperiencë të pastër Android.

Telefonët do të dalin në shitje këtë vit por pa ndonjë datë ekzakte. Ajo që dimë është se do të shiten në 120 shtete. Nokia 5 dhe 3 do të ofrohen në katër ngjyra: zezë, argjendtë, kafe dhe të bardhë. /PCWorld Albanian

Specifikat e telefonëve

Nokia 5

  • 2-inç 720p
  • LTE Cat 4
  • Android 7.1.1 Nougat
  • Qualcomm Snapdragon tetë bërthama
  • 2GB RAM
  • 16GB memorje të brendshme
  • 13-megapiksel kamër e pasme
  • 8-megapiksel kamër frontale
  • 3,000mAh bateri

Nokia 3

  • 5-inç
  • LTE Cat 4
  • Android 7.0 Nougat
  • 3Ghz katër bërthama
  • 2GB RAM
  • 16GB memorje të brendshme
  • 8-megapixel ballore dhe e pasme
  • 2,650mAh bateri

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>