Harduer

Nokia futet në industrinë e kompjuterëve

Aug 24 2009
0 Shpërndarje
Nokia futet në industrinë e kompjuterëve

Nokia ka parë grafikonet e saj të profitit të bienë muajt e fundit, dhe analistët janë shqetësuar se hyrja në PC industrinë, ku margjinat janë tradicionalisht të luhatshme, mund ta dëmtojë edhe më shumë Nokia-në.

“Ne jemi të shqetësuar nga statistikat që kanë ardhë nga PC World. Ne kemi hyrë në këtë me sytë hapur”tha Kai Oistamo, shefi i sektorit telefonik në Nokia.

Netbook i parë nga Nokia që quhet Nokia Booklet 3G, do të përdorë Windows të Microsoft dhe procesorin Atom nga Intel, dhe ofron jetë të baterisë deri ne 12 orë, peshon 1.25 kg. Netbook-ët janë laptopë që kushtojnë lirë e që janë optimal për shfletim të Internet dhe performon mirë për disa aplikacione të tjera kryesoret. E filluar nga Asustek më 2007, edhe brendet tjera si HP dhe Dell kanë sjellë linjat e tyre të netbook-ëve, prej atëherë. Kompania hulumtuese IDC pret që shitja e netbook-ëve të rritet për më shumë se 127% këtë vit, në më shumë se 26 milion të tillë.

Nokia, poashtu tha se specifikat e detajizuara, koha e daljes në treg dhe çmimi për këtë pajisje do të bëhen të ditura me 2 Shtator.

Lajmet e fundit>