Vëzhgim

Nokia ka gjasa të prodhojë celularë me Windows Phone 7?

Dec 20 2010
0 Shpërndarje
Nokia ka gjasa të prodhojë celularë me Windows Phone 7?

Eldar Murtazin, bloger i teknologjisë nga Rusia, ka raportuar se Microsoft është taktuar në mënyrë të fshehtë me Microsoft gjatë këtij muaji, dhe mes tyre kanë diskutuar mundësinë e bashkëpunimit. Murtazin ka shtuar se nuk do të jetë një bashkëpunim i bazuar në sjelljen e produkteve më të mira të Microsoft Office për celularët Nokia, por për krijimin e një linje tërësisht të re të celularëve të brenduar nga Nokia e që fuqizohen nga sistemi operativ mobil Windows Phone 7.

Gjersa Murtazin ka një prapave të mirë kur bëhet fjalë për informacione të brendshme nga Nokia, duhet theksuar se Nokia së fundi vazhdimisht ka hedhur poshtë planet e saja se dëshiron të përdor një sistem tjetër operativ në vend të asaj që e ka në pronësi, përkatësisht Symbian dhe MeeGo. Spekulimet e mëhershme theksonin se Nokia ishte në kërkim të një partneri për të krijuar një celularë që fuqizohej nga Android OS, që është hedhur poshtë gjithashtu nga kjo kompani.

Megjithatë, pavarësisht se gjërat tingëllojnë jo aq të besueshme, ka gjasa të mëdha që Nokia me të vërtetë po kërkon partneritet me Microsoft për të sjellë një pajisje me Windows Phone 7. Symbian OS, që fuqizon celularët e tanishëm të kësaj kompanie, shikohet si një konkurrent i pakrahasueshëm me sistemet operative nga Apple dhe Google.

Android dhe iOS janë vërtetë duke kërcënuar pozicionin e liderit të Nokia-së dhe sipas shifrave më të fundit, Nokia është ende prodhuesi më i madh i celularëve në botë, por pjesëmarrja e saj në treg po shtyhet me shpejtësi nga Android, që ka kapur mbi një çerek të plotë të tregut të përgjithshëm të sistemeve operative në botë,

Microsoft është futur në treg pas tre viteve të erozionit të iOS dhe pjesëmarrjes së saj në treg, dhe pas pushtimit të tregut nga ana e Android. Në vetëm tre vite, pjesëmarrja e sistemit operativ të Microsoft pësoi rënie nga 62 për qind (duke përfshirë ODA) në më pak se 3 për qind. Kjo është edhe një arsye pse Murtazin shkruan se edhe Nokia e edhe Microsoft po kërkojnë të rifitojnë hisen e tyre në treg.

Por a do të thotë kjo celularë Nokia me sistem operativ Windows Phone 7, këtë vetëm koha do ta vërtetojë. Dhe duhet theksuar edhe dyshimin kryesor që hedh poshtë disi këtë koalicion, përkatësisht atë se Nokia ka investuar me të madhe në Symbian OS, që planifikon ta ripërpunojë disa herë gjatë viteve të ardhshme, e në anën tjetër gjithashtu ka investuar edhe në MeeGo, që është zhvilluar në partneritet me Intel,, që ende duhet të  depërtojë në treg. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>