Vëzhgim

Nokia ka gjasa të sjellë një celularë me Windows Phone 7

Sep 24 2010
0 Shpërndarje
Nokia ka gjasa të sjellë një celularë me Windows Phone 7

Sipas burimeve të ueb faqes venturebeat.com, prodhuesi i celularëve Nokia mund të adoptojë sistemin operativ Windows Phone 7 si një platformë të re për celularët e saj, përkrahë platformës së saj të brendshme për celularët, Symbian. Kjo faqe raporton se një “burim i besueshëm’ ka theksuar se prodhuesi, që sapo ka marrë si punëtorë një ish punëtorë të Microsoft, përkatësisht Stephen Elop si shef ekzekutiv, mund të shikojë mundësinë e përdorimit të platformës së re si pjesë të strategjisë së tanishme.

E njëjta ueb faqe raporton gjithashtu se z. Elop ka dhënë “dritën e gjelbër” për ndryshimin e strategjisë së kompanisë në sisteme operative dhe aleanca si pjesë të një fokusimi të ri në tregun Amerikan. Kjo lë dyert e hapura për një lëvizjes potenciale drejt sistemit operativ të Google, Android, megjithëse kjo lirisht mund të thuhet se ka pak gjasa të ndodh në të ardhmen e afërt.

Idetë e reja që ka prezantuar z. Elop paraqesin një shkëputje nga tradita e kompanisë finlandeze Nokia. Kandidati i brendshëm Anssi Vanjki së fundi pranoi për Wall Street Journal se po largohet nga kompania sepse e humbi rastin të jetë CEO, por në anën tjetër sugjeroi se kalimi në platformën Android do t’i ofronte kompanisë vetëm një zgjidhje afatshkurtër në krahasim me problemet afatgjata.

Modeli më i fuqishëm i Nokia-së, N8 ka shtyrë paraqitjen në treg për shkak të disa problemeve me softuer, por kompania është ende duke planifikuar lansimit e një bashkësie të re të pajisjeve të bazuara në platformën e ardhshme MeeGo që do të jetë në treg në fund të këtij viti. /pcworld.al

Lajmet e fundit>