Vëzhgim

Nokia me tablet gjatë vjeshtës?

Apr 8 2010
0 Shpërndarje
Nokia me tablet gjatë vjeshtës?

Nokia është duke punuar me furnizues dhe dizajnerë në një tentim për të sjellë një pajisje të re tablet të ndjeshëm në prekje që do të paraqitet në treg gjatë vjeshtës, tha një analist pranë Rodman Renshaw, për TheStreet.com gjatë ditës së djeshme.

Gjiganti prodhues i celularëve, me bazë në Espoo të Finlandës, duket se ka shpresa që tableti i ri të mund të konkurrojë me produktin e shumëpopullarizuar të Apple, atë iPad dhe produktet e tjera të ngjashme që do të paraqiten më vonë, si i ashtuquajturi Slate nga Hewlett-Packard, Streak nga Dell apo IdeaPad S10-3 nga Lenovo.

Analisti, Ashok Kumar, tha për TheStreet.com se tablet PC-ja mund të jetë një produkt kyç për Nokia, që veçse ka një linjë të gjatë të pajisjeve portabile të internetit, duke përfshirë Nokia 770 Internet Tablet dhe netbook-un Booklet 3G.

“Nokia nuk ka paraqitur asnjë produkt risi me vite të tëra” tha Kumar. “Kjo është një dritare e re, dhe Nokia do t’i ketë punët më mirë nëse është gati me një produkt kur kjo kategori të fillojë të merr hapin”.

Në anën tjetër, Nokia nuk ka dhënë asnjë koment rreth këtij raporti.

Lajmet e fundit>