Biznes

Nokia me udhëheqës të ri

Sep 10 2010
0 Shpërndarje
Nokia me udhëheqës të ri

Elop ka marrë pozitën në Microsoft në janar të vitit 2008, dhe para kësaj ai ka shërbyer si CEO i kompanisë për infrastrukturë të rrjetit Juniper Networks. Tani ai është vënë në detyrë për kompaninë Nokia për të ringjallur kompaninë në tregun e celularëve të mençur.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që po bëhem pjesë e një ekipi të dedikuar për fuqizimin e pozicionit të Nokia-së në treg, që është një lider i padiskutueshëm në industrinë e komunikimeve mobile, me një fokusim të pakrahasueshëm për të takuar nevojat dhe pritjet e konsumatorëve”, tha Elop në një deklaratë. “Nokia ka një pozicion unik global si dhe brendin mbi të cilin mund të punojmë. Kompania ka njerëz të talentuar dhe të dedikuar dhe jam i besimit se së bashku mund të vazhdojmë të sjellim produkte inovative që arrijnë nevojat e konsumatorëve. Slogani i Nokia-së është i qartë për misionin tonë: Connecting People, Lidhja e njerëzve, që do të kërkojë dimensione të reja gjersa ne ndërtojmë portofolin e produkteve tona, zgjidhjeve dhe shërbimeve”.

Padyshim që Elop po nxjerrë mjaltë prej goje siç thotë populli, por restaurimi i biznesit të celularëve të mençur të kësaj kompanie do të jetë mjaft i vështirë dhe Elop duhet të kuptojë një mënyrë sesi të rregullojë harduerin, bërjen e Ovi Store më konkurrent me Android dhe Apple Store, dhe kthimin e Sybmain në një sistem operativ të aftë që të konkurrojë me Android dhe iOS. /pcworld.al

Lajmet e fundit>