Harduer

Nokia N8, më në fund në treg

Sep 30 2010
0 Shpërndarje
Nokia N8, më në fund në treg

Javën e kaluar Nokia tha se ka shtyrë për disa javë dërgesat e celularëve të tipit N8 tek klientët që kanë bërë para-porosi të tij, duke ndikuar në mënyrë direkte në aksionet e kompanisë qysh në ditën që u paraqit shefi i ri ekzekutiv i kompanisë, Stephen Elop.

Në anën tjetër modeli N8, shikohet nga analistët si sfiduesi i parë real ndaj Apple iPhone, pas më shumë se tre viteve të lansimit në treg. E suksesi i tij dhe paraqitja e tij në treg janë kruciale për margjinat e profitit të kompanisë Nokia në çerekun e tretë dhe të katërt.

Analisti nga FIM, Michael Schroder tha: “N8 është një hap para për Nokia-në duke konsideruar portofolin e produkteve të saja. Ajo është një pajisje e rëndësishme pasi që Nokia po tenton të kthehet fuqishëm në kategorinë e celularëve të mençur të shtrenjtë”.

Nokia thotë se N8 do të ofrohet anembanë botës gjatë javëve në vazhdim

“N8 ka pranuar sasinë më të madhe të para-porosive në histori të Nokia-së” tha Jo Harlow, lider i njësisë së celularëve të mençur të kësaj kompanie, në një deklaratë. N8, që për herë të parë do të përdor edhe versionin e ri të sistemit operativ Symbian të kompanisë Nokia, ishte paraparë fillimisht që të arrij tek konsumatorët në qershor të këtij viti.

N8 veçohet me kamerë 12 megapikselëshe me thjerrëz Carl Zeiss dhe blic Xenon, që është mjaft e fuqishme në krahasim me konkurrentët tjerë, por në anën tjetër ka një procesor më të ngadalshëm sesa modelet Galaxy S nga Samsung dhe iPhone nga Apple. Në mes tjerash N8 është në gjendje të incizojë në format 720p, ka një dalje HDMI, ekran 3.5 inç të ndjeshëm në prekje, 16GB memorie të integruar, port për kartela të memories microSD, Symiban^3, etj. /pcworld.al

Lajmet e fundit>