Vëzhgim

Nokia N8 nuk do të vonohet!

Sep 21 2010
0 Shpërndarje
Nokia N8 nuk do të vonohet!

“Ne kemi thënë se presim që celulari N8 të paraqitet në treg në fund të çerekut të tretë të këtij viti dhe asgjë nuk ka ndryshuar” tha zëdhënësi i Nokia-së, Doug Dawson pë AFP.

Ai theksoi se keqkuptimet janë ngritur përreth faktit se departamenti i marketingut i Nokia-së i ka informuar konsumatorët që bëjnë para-porosi se celularin duhet ta presin që t’ju arrijë dikur gjatë muajit tetor.

Ai ka shtuar se një numër i faktorëve ndikojnë në dërgesa, siç janë transporti dhe marrëveshjet me dogana, por ai tha se nuk ka ndonjë gjë që ka ndikuar përbrenda kompanisë që të shtyhet paraqitja e N8-it në dyqane.

N8 konsiderohet si produkt krucial në zhvillimin e linjës së produkteve të Nokia-së, pasi që ky celular i mençur do të jetë konkurrent i drejtpërdrejt i iPhone, BlackBerry dhe celularëve tjerë të fuqizuar nga platforma Android, të cilët së bashku janë duke marrë përqindje tregu të kompanisë Nokia. /pcworld.al

Lajmet e fundit>