Harduer

Nokia paraqet dy celularë 3G

Nov 25 2009
0 Shpërndarje
Nokia paraqet dy celularë 3G

Nokia 6700 Slide dhe Nokia 7230, sipas kompanisë, “janë celularë të prodhuar për konsumatorin e vetëdijshëm pas dizajnit dhe janë celularë të përshtatur për shoqërim dhe shkëmbim”.

Megjithëse celularët nuk do të ofrohen në treg deri në çerekun e parë të vitit të ardhshëm, çmimet e tyre pritet të sillen diku rreth 150 dollarë për Nokia 7230 dhe 240 dollarë për 6700 Slide.

6700 Slide ofrohet në gjashtë lloje të ngjyrave: rozë, të kuqe, të kaltër, të hirtë, të verdhë dhe të purpurt. Ai gjithashtu përmban një kamerë Carl Zeiss me pesë megapiksela.

7230 në anën tjetër përmban një kamerë 3.2 megapikselëshe, ekran 2.4 inç dhe gjithashtu përkrah 3G.

Nokia qartë duket se po dëshiron të tregoj praninë e saj në fushën e ashtuquajtur “të vetëdijshme rreth dizajnit”. Së fundit në një konferencë për media të mbajtur në Paris, shefi ekzekutiv i Nokia pranoi se Apple iPhone është qartë një prej konkurrentëve më të mëdhenj të kësaj kompanie, veçanërisht në SHBA.

Lajmet e fundit>