Harduer

Nokia shpalosi modelet E7, C7 dhe C6-01

Sep 14 2010
0 Shpërndarje
Nokia shpalosi modelet E7, C7 dhe C6-01

Që të tre do t’i bashkohen Nokia N8-it në partinë Symbian^3, me përkrahje për incizim të videove në format 720p si dhe me përpunim shasie nga materiali i çelikut dhe aluminit.

E7 është një celular i ri nga notia që ka një ekran të lëvizshëm 4 inç AMOLED dhe të ndjeshëm në prekje me rezolucion nHD dhe nën të cilin ekran fshihet një tastierë rrëshqitëse e plotë QWERTY. Ai ofron edhe lidhje të shepjtë – 10.2 Mbps HSDPA, 2Mbps HSUPA, Wi-FI b/g/n, Bluetooth 3.0, A-GPS dhe CEll-ID pozicionim me USB On-The-GO.

Nokia E7 vazhdon listën me një kamerë 8 megapikselsëhe me blic të dyfishtë LED, kamerë për incizim në format 720p dhe 16GB memorie të integruar. Ka një port HDMI dhe përkrahje për zërim në Dolby Digital Plus. Nokia E7 ka një peshë prej 176 gram, por kjo për shkak se është i punuar nga alumini.

Nokia E7 ka në ekranin e saj një teknologji ClearBlack, që premton të errët më të errët, dhe lexim më të mirë nën dritë, si dhe konsumim më të ultë të energjisë. E7 pritet të kushtojë rreth 495 euro pa përfshirjen e taksave dhe kostove tjera shtesë.

I dyti në listë është Nokia C7, që është një bukuri e përpunuar nga metali dhe ka trashësi prej vetëm 10.5 mm. Ai ka gjithashtu një kamerë 8 megapikselëshe me blic të dyfishtë LED dhe aftësi për incizim në format 720p, si dhe veçori e njëjta të lidhjes së shpejtë. HDMI mungon, por në vend të kësaj celulari bazohet në port më tradicional për video-out.

Ai ka një ekran 3.5 inç AMOLED me rezolucion nHD dhe 8GB memorie të integruar. Për dallim prej E7, C7 mund të ketë edhe më shumë memorie sepse ajo mund të zgjerohet përmes kartelave microSD. Nokia C7 pritet të kushtojë 335 euro.

I fundit është Nokia C6-01, që është më i shkurtë se C7 – përkatësisht ka gjatësi prej 103.8 mm në krahasim me 117.3 mm. Ka ekran 3.2 inç AMOLED me rezolucion nHD dhe përdor teknologjinë e njëjtë ClearBlack si E7.

Ka kamerën e njëjtë dhe veçoritë e njëjta për lidhje si C7-i (ka mungesë të TV-daljes) dhe memoria e tij e integruar prej 8GB mund të zgjerohet me një kartelë microSD prej 2GB, që ofrohet në pako. Ai gjithashtu  ka një trup të punuar nga metali, megjithëse është më i trashë se C7-i, 13.9 mm.

C6-01 është më i liri në grup dhe pritet të kushtojë 260 euro. Treshja ofron navigim pa pagesë me zë dhe pritet që ët fillojnë të paraqiten në treg në çerekun e katërtë të këtij viti. /pcworld.al

Lajmet e fundit>