Softuer

Nokia sjellë një version të ri të Ovi Maps

Sep 15 2010
0 Shpërndarje
Nokia sjellë një version të ri të Ovi Maps

Në një lëvizje të dizajnuar për të konkurruar kokë më kokë me Google, kompania finlandeze për prodhimi ne celularëve ka paraqitur një beta të re të Ovi Maps, përmes së cilës do të paraqiten harta më të mira dhe planifikime më precize të rrugëtimeve.

Si shtesë ndaj drejtimeve të zakonshme për ngaje, beta versioni i ri ofron një planifikim për këmbësor me të dhëna nga transporti publik në 80 qytete anembanë botës. Kurse metrotë, trenat dhe tramvajet, janë gjithashtu të përfshira, por autobusët lokal jo. Të dhënat nga trafiku në kohë reale do të ofrohen për ngasësit duke përdorur modusin e ri Drive Assistance. Gjatë drejtimit të makinës, përdoruesit  do të pranojnë paralajmërime për kamera të sigurisë dhe paralajmërime për kufizim të shpejtësisë.

Nokia ka punuar me mjaft seriozitet në 3.06 beta, pasi që ka përmirësuar edhe ndërfaqen, ka rifreskuar ikonat dhe ka përfshirë opsione të personalizimit. Tani ka faqe për vende me përshkrime, analiza, imazhe dhe vende të afërta. Përdoruesit mund të shikojnë analiza dhe të vlerësojnë biznese lokale, të shkëmbejnë diçka të tillë me miq përmes SMS apo e-mail, dhe të komentojnë përmes integrimit me Twitter.

Gjithashtu në listën e përmirësimeve është përfshirë edhe kërkimi më i mirë me emra të v endeve dhe fjalë kyçe, dhe që tani ofron edhe sugjerime. Veçoria për regjistrim gjithashtu është shtuar në aplikacion. /pcworld.al

Lajmet e fundit>