Biznes

Norvegjia refuzon që Bitcoin të trajtohet si një monedhë e ligjshme

Dec 16 2013
0 Shpërndarje
Norvegjia refuzon që Bitcoin të trajtohet si një monedhë e ligjshme

btc-520x520Qeveritë janë duke filluar të ndërmarrin një qëndrim ndaj Bitcoin-it, së fundi Norvegjia, ku Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ka thënë që kripto-monedha “nuk përfshihet brenda definicionit të zakonshëm të parasë ose monedhës.”

Sipas një raporti nga Bloomberg, pas shqyrtimit dhe hulumtimit, autoritetet norvegjeze lajmëruan që do të trajtojnë kursimet në Bitcoin si pasuri që janë subjekt i taksave për fitimet kapitale.

Vendimi i shtetit norvegjez vjen pas vendimit të Koresë për ta refuzuar Bitcoin-in si një monedhë të ligjshme, ndërsa banka qendrore e Kinës u përgjigj ndaj rritjes së Bitcoin-it në vend duke thënë që nuk e njeh atë si një monedhë legale dhe paralajmëroi për rreziqet që mund të shoqërohen me të. (PCWorld Albanian)

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>