Lajmet

Notable PDF i hap dhe i editon PDF-të brenda shfletuesit Chrome

Sep 1 2014
0 Shpërndarje
Notable PDF i hap dhe i editon PDF-të brenda shfletuesit Chrome

y5l8tm6w9e32bfcdxotdChrome: Notable PDF është një shtojcë për Chrome që iu mundëson të editoni skedarët e formatit PDF brenda shfletuesit Chrome. Kjo shtojcë punon edhe offline, kështu që është një shtojcë e shkëlqyer për Chromebook. Sapo ta instaloni shtojcën dhe të krijoni një llogari, ju do të jeni në gjendje që të ndryshoni PDF-të dhe të shtoni komente.

Shtojca integrohet me llogaritë në shërbimet Dropbox dhe Box për hapjen dhe ruajtjen e PDF-ve. Shumica e opsioneve janë pa pagesë. Por nëse dëshironi ta ruani PDF-në drejtpërdrejt në Google Drive, ose ta nënshkruani në formë dixhitale një PDF, do të ju duhet të bëni një pagesë prej 4.99 dollarë për muaj.

Nëse ju pëlqen kjo shtojcë dhe dëshironi t’ia hidhni një sy, atëherë mund ta bëni këtë gjë duke e instaluar fillimisht këtë shtojcë përmes kësaj lidhjeje. (PCWorld Albanian)

Tags >

PDF
Lajmet e fundit>