Lajmet

Note.It, një aplikacion i shpejt dhe “elegant” për marrje të shënimeve për iOS

Nov 24 2013
0 Shpërndarje
Note.It, një aplikacion i shpejt dhe “elegant” për marrje të shënimeve për iOS

iOS: Nëse jeni duke marrë shënime për ndonjë orë mësimore, ju duhet mjaft hapësirë për të shkruar, por nëse vetëm jeni duke dashur që të shkruani një listë ose duke shkruar shënime të shkurtra, Note.It është një aplikacion shumë i thjeshtë për iPhone.

Aplikacioni është i lehtë për ta përdorur, i lehtë për t’i rujatur mendimet tuaja dhe i lehtë për lexim të tyre. Ju mund të shihni se si punon aplikacioni në fotografinë e mësipërme, por bukuria e Note.It është që është i dizajnuar për shënime të shkurtra dhe lista ku dëshironi të shtoni gjëra në shpejtësi dhe t’i lexoni ato me shpejtësi.

Shënimet e juaja janë dizajnuar për t’u lexuar në shpejtësi në një shikim pa pasur nevojë të tërhiqet poshtë faqja, s’ka folderë, kategori, ose ndonjë sistem tjetër i organizimit, vetëm gjërat që mund të doni të mbani në mend.

Sikur Reminders i vetë iOS-it, ju mund të shtoni në të edhe alarme dhe njoftime kur ju dëshironi të përfundoni një shënim, ose nëse vetëm doni ndonjë rikujtim të cilin duhet ta shikoni.

Nëse jeni duke shikuar për një aplikacion rikujtues që është i shkëlqyer, Note.It ia vlen të shikohet. Nuk është sikur opsionet e tjera, si aplikacionet rikujtuese pa pagesë të iOS 7, ose mjetet për marrje të shënimeve si Simplenote ose Wolkflowy, ose Any.DO ose ndonjë aplikacion tjetër i ngjashëm për të shkruar gjërat që duhet të bëni.

Nëse ju pëlqeni pamja dhe ndjesia që iu ofron përdorimi i këtij aplikacioni, ai kushton 1 dollar. (PCWorld Albanian)

screen568x568

Lajmet e fundit>