Analiza

Netbookët më të mirë për vitin 2010

Dec 16 2010
0 Shpërndarje
Netbookët më të mirë për vitin 2010

1. Toshiba NB305:

Toshiba është i rëndësishëm në fushën e netbookëve. Vitin e kaluar Toshiba NB205 ishte netbooku më i mirë sa i përket periudhës së shitjeve dhe konfigurimeve. Këtë vit në ndërmarrje është hedhur një hap para dhe u lëshua Toshiba NB305, versioni i ri dhe i përmirësuar në krahasim me atë të vitit të kaluar.


Kur flitet për fuqi ky është mjaft i fuqishëm dhe kur vjen koha për bukuri, ky netbook i mahnit shumë njerëz. Netbooku mban një processor 1.66 GHz Intel Atom N450 që mund të duket mjaft i mirë. Ai madje ka një hard disk me hapësirë prej 250 GB që është mëse i mjaftueshëm për një paisje të këtij lloji. Ai vjen me paraqitjen filluese të Windows 7 dhe 10.1 inçëshe. Mban baterinë një bateri prej 6 qelive që ofron një kohë të gatishmërisë përafërsisht 11 orë.

2. Nokia Booklet 3G:

Ky është njëri nga netbookët më të bukurë që janë lëshuar në këtë vit dhe ajo se çka është e rëndësishme është që ai gjithashtu ka disa karateristika të shkëlqyera. Është quajtur HTC shift. Ajo çka ëshë shumë e mirë për të është se vjen me 3G dhe GPS të ndërtuar që e ka bërë si udhëheqës në treg. Vjen me një procesor 1.6 GHz Intel Atom dhe një paraqitje 10 inçëshe. Paisja ka sistemin operativ Windows 7 dhe mban një hard-disk standard prej 250 GB. Edhe pse ka  disa karakteristika shumë të mira, ai cilësohet si jo edhe aq i mire për ofrim të shpejtësisë së kënaqshme gjatë punës në të. Sidoqoftë në përgjithësi e meriton vendin e dytë.

3. BenQ Joy book lite:

BenQ kurrë s’ka qenë një emër i madh në tregun për netbookë në botë. Por ky vit mund të merret si një ngritje e madhe për kompaninë. Joybook-u që me një prodhim që ishte lëshuar gjatë këtij viti, theu shumicën e rekordeve për shitje të kompanisë  dhe ndihmoi BenQ-në në treg. Joybook-u mban shumë gjëra në një më të mirë dhe më të lartë. Hard-disku është prej 500 GB, duke kaluar kështu netbookët e zakonshëm me hard-disqe prej 250 GB. Joybook-u fitoi çmimin if Design këtë vit që do të thotë që ju mund të besoni në dizajnin e ndërmarrjes për disa pamje vërtet tërheqëse nga pamja e jashtme.Vjen me procesor Intel Atom 1.6 GHz dhe RAM 1024 MB. Ka mundësi që të mbajë baterinë 4 orë e gjysmë.

Lajmet e fundit>