Lajmet

Notify! ju shfaq njoftimet nga aplikacionet që doni në ekranin fillestar ose atë të kyçur

May 6 2014
0 Shpërndarje
Notify! ju shfaq njoftimet nga aplikacionet që doni në ekranin fillestar ose atë të kyçur

londwfmvqmr9hefjegndAndroid (versioni 4.3 dhe më i ri): Jo çdo njoftim nga aplikacionet meriton vëmendje të menjëhershme. Për ata që duan të mbikëqyrin aplikacione të caktuara, Notify! vendos njoftimet nga ato aplikacione në ekranin fillestar ose në ekranin me çelës.

Ky aplikacion punon me çdo aplikacion në pajisjen tuaj me Android – nuk ka nevojë të bëhet shkarkimi i ndonjë shtojce tjetër. Përzgjidheni pamjen që dëshironi, zgjidhni formatin dhe dukjen e orës dhe zgjidhni se për cilat aplikacione dëshironi të merrni njoftime. Mjeti më pas vetëm ka nevojë të shtohet në ballinë ose ekranin e mbyllur me çelës dhe tani e tutje për ato aplikacione do të merrni njoftime.

Njoftimi i pranuar ofron një paraqitje të plotë, sikur bisedat e tuaja në Whatsapp ose përmbajtjet e një e-maili që keni pranuar. Shtypni ndonjërin nga këta njoftime dhe do të hapet aplikacioni përkatës – kjo punon po ashtu në ekranin e mbyllur me çelës, që mund të çojë në disa zhbllokime aksidentale.

Notify! është falas dhe nuk ka ndonjë reklamë dhe sipas zhvilluesit, asnjëherë nuk do të ketë. Për mundësi shtesë dhe për pamje ekstra, ju mund ta merrni Notify! Pro për një dollarë nëpërmjet një blerjeje brenda aplikacionit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>