Lajmet

Notograph ju ofron listë të dytë për fotografitë më të parëndësishme në iPhone

Nov 25 2013
0 Shpërndarje
Notograph ju ofron listë të dytë për fotografitë më të parëndësishme në iPhone

List foto iphoneiPhone: Nganjëherë ju nuk keni nevojë që t’i mbani fotografitë që i bëni me iPhone për një kohë të gjatë.

Nëse përdorni kamerën tuaj për rikujtim të gjërave, ose thjesht për të kapur pamje dhe për t’i shpërndarë me të tjerët, Notograph është një aplikacion që i mban të gjitha pamjet e panevojshme larg nga pjesa ku e bëni zakonisht shfletimin e fotografive të kapura me kamerë.

Lista e fotografive me kamerë mund të mbushet shpejt dhe nëse jeni duke e përdorur ndonjë mjet si IFTTT, Photostream ose madje Dropbox për të ngarkuar automatikisht fotografitë e juaja, ajo hapësirë shkon edhe më shpejt.

Por mundësitë janë që ju nuk keni nevojë që të mbani secilën foto përgjithmonë. Notograph e bën një gjë: ai iu ofron një listë të dytë të fotografive të kamerës dhe listën e fotografive të kamerës ku ju mund të ruani të gjitha ato fotografi të cilat nuk keni nevojë t’i mbani.

Hapni Notograph dhe në çast e merrni kamerën. Kapni një pamje dhe ju mund të shtoni një shënim të shpejt për ta gjetur më vonë.

Si një listë për shënime ose për fotografitë e hedhura, ai e bën punën e vet dhe nuk ju bën që të prekni opsionet, filtruesit ose ndonjë gjë tjetër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>