Lajmet

Nougat adoptohet nga 13.5% e përdoruesve Android

Aug 9 2017
0 Shpërndarje
Listën e kryeson Android Marshmallow me 32.3% të tregut ndjekur nga Lollipop 5.0 dhe 5.1 me 29.2% dhe Nougat në vendin e tretë me 13.5%. Nougat adoptohet nga 13.5% e përdoruesve Android Photo Source: The Verge

Google përditësoi statistikat më të fundit të versioneve Android për muajin Gusht. Ashtu si muajin e kaluar, Android 6.0, 7.0 dhe 7.1 patën një rritje të vogël ndërsa të gjitha versionet e tjera shënuan rënie.

E thënë ndryshe Android Nougat zë 13.5% të tregut dhe më shumë gjasa Android O do të vijë përpara se platforma të marrë ndonjë përditësim të mundshëm.

Android 7.0 është version më popullor i Nougat me 12.3% ndjekur nga Android 7.1 me 1.2%.

Listën e kryeson Android Marshmallow me 32.3% të tregut ndjekur nga Lollipop 5.0 dhe 5.1 me 29.2%, KitKat me 16% dhe Nougat në vendin e tretë me 13.5%.

Për ta vënë në perspektivë, Android Marshmallow kishte 15.2% të tregut Gushtin e vitit të kaluar, dhe kjo nuk është shenjë e mirë sidomos duke pasur parasysh se Nougat ka debutuar një muaj përpara.

Në fund të klasifikimit gjendet Android Gingerbread 2.3 me vetëm 0.7% të tregut. Android KitKat gjithashtu zë një hapësirë të konsiderueshme prej 16%.

Sakaq Android O ka arritur fazën e fundit të testimeve dhe pritet që pas një muaji të shfaqet në statistikat e Google. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>