Lajmet

NSA e konsideron Linux Journal një “forum ekstremist”

Jul 5 2014
0 Shpërndarje
NSA e konsideron Linux Journal një “forum ekstremist”

nsa-800x600Sipas dokumenteve të publikuara nga transmetuesi publik televiziv gjerman ARD dhe informacioneve nga hulumtuesit e sigurisë (dhe kontribuuesit e Tor-it), Jacob Appelbaum, Aaron Gibsom dhe Leif Ryge, përpjekjet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) për të ndjekur njerëzit jashtë SHBA-së që përdorin softuerë enkriptues dhe anonimë nga Tor duket që kanë kapur trafik të çdokujt që lexon një varg të gjerë të artikujve në Linux Journal. Dokumentet – që përfshijnë atë që duket të jetë për rregullat e kërkimit për sistemin e mbikëqyrjes së internetit XKeyscore të NSA-së, tregojnë që NSA po ashtu ka grumbulluar të dhënat e vizitorëve të artikujve të uebfaqes Linux Journal.

Në artikullin Das Erste, Appelblaumet al shkroi që rregulla “regjistron hollësi rreth vizitave në një revistë të popullarizuar në internet për përdoruesit e sistemit operativ Linux të quajtur “The Linux Journal” – Revista Origjinale e Komunitetit dhe e quante atë një “forum ekstremist”.

I përfshirë në kod është edhe vargu i mëposhtëm i instruksioneve:

// START_DEFINITION

/*These variables define terms and websites relating to the TAILs (The Amnesic Incognito Live System) software program, a comsec mechanism advocated by extremists on extremist forums. */

$TAILS_terms=word(‘tails’ or ‘Amnesiac Incognito Live System’) and word(‘linux’ or ‘ USB ‘ or ‘ CD ‘ or ‘secure desktop’ or ‘ IRC ‘ or ‘truecrypt’ or ‘ tor ‘);

$TAILS_websites=(‘tails.boum.org/’) or (‘linuxjournal.com/content/linux*’);

// END_DEFINITION

Mostra përkon një artikull të veçantë në Linux Journal të postuar në gusht të vitit 2011: “Linux Distro: tails – Ju asnjëherë nuk mund të jeni shumë paranoid.” Nuk është e qartë nga dokumenti nëse NSA ishte duke iu referuar vetë Linux Jorunal-it si një forum ekstremist. Sidoqoftë, rregullat e tjera përfshinin serverë specifikë që përdornin urat Tor dhe softuerë të tjerë anonimë, duke përfshirë serverë në Gjermani, e po ashtu edhe individë që përdorin Tor. (PCWorld Albanian)

Tags >

LinuxNSA
Lajmet e fundit>