Analiza

NSA grumbullon 5 miliardë regjistrime në ditë nga celularët

Dec 7 2013
0 Shpërndarje
NSA grumbullon 5 miliardë regjistrime në ditë nga celularët

nsa-headquartersWashington Post raporton që NSA është “duke grumbulluar afërsisht 5 miliardë regjistrime në ditë në vendndodhjet e celularëve përreth botës.”

Kjo i mundëson agjencisë që të ndjekë një përdorues individual përgjatë ditës, virtualisht duke e bërë paraqitjen e secilit vend të cilin e ka vizituar poseduesi i celularit.

Sipas NSA-së, ndjekja e lokacionit është një efekt aksidental anësor i grumbullimit të të dhënave, ndonëse zyrtarët e SHBA-së e kanë konsideruar praktikën si të ligjshme pasi të dhënat mund të ndihmonin në zhvillimin e inteligjencës së SHBA-së në lidhje me kërcënimet e jashtme.

“Nuk ka ndonjë element të komunitetit të inteligjencës që nën çfarëdo autoriteti është duke grumbulluar qëllimisht sasi të mëdha të informacioneve për lokacion rreth celularëve në SHBA,” tha Robert Litt, që është këshilltar i përgjithshëm për Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Amerikane. (PCWorld Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>