Lajmet

NSA i ka ofruar të dhëna Izraelit për qytetarët e SHBA-së

Sep 13 2013
0 Shpërndarje
NSA i ka ofruar të dhëna Izraelit për qytetarët e SHBA-së

Një tjetër dokument i lëshuar nga Edward Snowden për The Guardian tregohet që NSA-ja ka shpërndarë të dhëna të personave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Izraelin.

Sipas The Guardian, personat e prekur nga shkëmbimi i të dhënave përfshijnë qytetarët e përhershëm dhe çdokënd me vendndodhje në SHBA, në kohën e shkëmbimit të të dhënave.

Dokumenti i fshehtë, i quajtur “Memorandumi i të Kuptuarit” tregon që NSA-ja iu ka ofruar agjencive izraelite të inteligjencës të dhëna, si transkriptime, të dhëna nga telefoni dhe informacione nga rrjeti dxhjital, që nga viti 2009.

Memorandumi nuk vendos ndonjë kufizim ligjor në përdorimin e të dhënave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Izraeli. Në të thuhet që çfarëdo e dhënë në zyrtarët e qeverisë së SHBA-së duhet të “shkatërrohet mbi njohjen”, por nuk ka ndonjë kontrollim të tillë për të dhënat në qytetarët e Shteteve të Bashkuara.

NSA-ja dhe administrata e Obamas kanë thënë në vazhdimësi që qeveria nuk ka si “synim” qytetarët e SHBA-së, por disa dokumente të tjera të lëshuara kanë treguar të kundërtën.

Dokumentet e lëshuara në gusht treguan që NSA-ja ka krijuar një “derë të fshehtë” për të kërkuar në bazat e veta të mëdha me të dhëna për thirrjet e besueshme telefonike dhe porositë me e-mail për qytetarët amerikanë pa ndonjë urdhër.

Derisa memorandumi thotë që Izraeli duhet të trajtojë të dhënat në pajtueshmëri me ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç duket nuk ka ndonjë trup drejtues ose ligj për të siguruar që ato procedura ndiqen.

NSA-ja ka mbrojtur veten në lidhje me të dhënat e shpërndara me Izraelin. “Fakti që shërbimet e inteligjencës punojnë së bashku nën kushte të posaçme dhe të rregulluara së bashku fuqizon sigurinë e të dy vendeve,” tha një zëdhënës i NSA-së për The Guardian.

“Sidoqoftë, NSA-ja nuk mundet të përdorë këtë marrëdhënie për të larguar kufizimet ligjore të SHBA.-së. Kurdo që ne shpërndajmë informacionet e inteligjencës, ne i ndjekim të gjitha rregullat që aplikohen, duke përfshirë rregullat për të mbrojtur informatat e personave të SHBA.-së.” (PCWorld Albanian)

NSA

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>