Lajmet

NSA ka hetuar më pak se 300 numra telefoni në vitin 2012

Jun 17 2013
0 Shpërndarje
NSA ka hetuar më pak se 300 numra telefoni në vitin 2012

Sipas një dokumenti që qarkulloi gjatë ditës së diel, qeveria amerikane kërkoi informacione të hollësishme për thirrjet telefonike në më pak se 300 numra telefonikë gjatë vitit të kaluar.

Në këtë dokument thuhej që kërkimet e tilla, pjesë e dy programeve kontraverse të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për monitorim, çuan tek dy njerëz që dyshohej se po sulmonin sistemin e metros në qytetin e Nju Jorkut, raportoi Reuters.

Dokumenti, që ka qarkulluar brenda qeverisë nga agjencitë e inteligjencës, është një përpjekje e dukshme nga administrata e Obamës për të kundërshtuar akuzat e bëra për monitorim. Administrata ka pranuar që Agjencia Kombëtare e Inteligjencës mbledh miliona regjistrime çdo vit, por këmbëngul që kjo gjë është e ligjshme.

Kryetari i Komitetit të Inteligjencës , Mike Rogers, ka shpjeguar se pse ky program nuk i shkel të drejtat civile. “Ne marrim regjistrime të bizneseve me vendim të gjykatës dhe vetëm numrat telefonikë, jo emra, jo adresa i vendosim në një kuti të mbyllur,” tregoi Rogers për “Face The Nation” të CBS News.

“Dhe nëse kuptojnë për ndonjë terrorist të jashtëm që është duke thirrur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata e marrin atë numër telefonik… e vendosin atë në këtë pirg të madh, nëse dëshironi, të vetëm numrave telefonikë – është një libër telefon pa emra dhe adresa në të – për të parë nëse ka ndonjë lidhje, një lidhje e jashtme terroriste drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

“Kur një numër vjen nga ajo kuti e kyçur, është vetëm një numër telefoni, jo emra, jo adresa,” tha ai. “Nëse ata mendojnë që është relevante për hetimin e tyre kundër-terrorizmit, ata ia japin atë FBI-së. Pastaj i mbetet FBI-së që të shkojë dhe të takojë të gjitha standardet legale për të kuptuar se i kujt është numri.”

Edward Snowden, që ishte analist i strukturës së NSA-së, që zbuloi dokumente të fshehta për Guardian, tha në një video intervistë që, jo të gjithë analistët e NSA-së kishin këtë mundësi, të cilën ai e kishte nga Havai “për ta përgjuar çdokënd ose llogaritarin tuaj tek një gjykatë federale madje tek presidenti.”

Presidenti Obama nuk beson që kanë ndodhur ndonjë shkelje e privatësisë dhe planifikon që ta bëjë të qartë atë gjë “në ditët në vijim”, tha shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë gjatë të dielës në “Face The Nation”. (PCWorld Albanian)

NSA hetime telefon

Tags >

NASA
Lajmet e fundit>