Lajmet

NSA ka infektuar me maluere 50 000 rrjete kompjuterike në mbarë botën

Nov 25 2013
0 Shpërndarje
NSA ka infektuar me maluere 50 000 rrjete kompjuterike në mbarë botën

Sipas një dokumenti tjetër top-sekret të publikuar nga Edward Snowden, rezulton se Agjencia e Sigurisë Kombëtare në SHBA (NSA) ka hakuar më tepër se 50 000 rrjete kompjuterike në mbarë botën duke infektuar në to një maluer që është përdorur për të kryer operacione të sofistikuara spiunimi.

Ky lajm është bërë me dije së fundmi nga një faqe në PwerPoint e publikuar së fundmi në gazetën holandeze NRC Handelsblad. Dokumenti paraqet një hartë ku përveç të tjerash vihen në dukje 50 000 zona të kategorisë CNE (Shfrytëzim i Rrjeteve Kompjuterike), një zhargon i përdorur nga NSA për infektimet me maluere.

Sipas NRC Handelsbald, një shembull i CNE-së është sulmi i raportuar kundër kompanisë belge të telekomunikacionit Belgacom, i cili është kryer nga elita e hakerave të NSA-së. Megjithatë, më parë është raportuar se ky sulm është realizuar nga aleati i NSA-së që është agjencia e inteligjencës Britanike GCHQ (Government Communications Headquarters)

Sipas përshkrimit të programit nga NSA, Shfrytëzim i Rrjeteve Kompjuterike do të thotë “Kryerja e veprimeve dhe koleksionimi i informacioneve inteligjente nëpërmjet rrjeteve kompjuterike që marrin të dhëna të grumbulluara nga sistemet e informacionit ose rrjetet e armikut ose të burimit të synuar.”

Sapo malueri injektohet në një rrjet të caktuar, hakerat e NSA-së kanë mundësi të kontrollit në distancë dhe mund të marrin të dhëna prej tij në çdo kohë. Softueri i injektuar vepron në formën e “qelizave dixhitale në gjendje gjumi” që do të thotë se mund të aktivizohen vetëm me një komandë të caktuar.

Ndërkohë një dokument tjetër i publikuar nga Edward Snwoden në gazetën New York Times zbulon se agjencia NSA mendonte që po kalonte në epokën e artë të SIGINT (“inteligjenca e sinjaleve” ose mbledhja e informacionit nëpërmjet ndërprerjes së sinjaleve).

Në këtë dokument ku paraqitet strategjia e agjencisë nga viti 2012 në 2016, NSA ankohej mbi ligjet aktuale në SHBA të cilat nuk lejonin shkallën e mbikëqyrjes që agjencia do të dëshironte.

Në dokument shkruhej: “Autoritetet ligjore, policore dhe ato të përpunimit duhet të përshtaten më shpejt dhe të jenë më dinamike ashtu si teknologjitë dhe operacionet e avancuara që ne kërkojmë të përdorim.” (PCWorld Albanian)

nsa

Lajmet e fundit>