Lajmet

NSA mund të deshifrojë shumë telefonata të rrjetit GSM

Dec 16 2013
0 Shpërndarje
NSA mund të deshifrojë shumë telefonata të rrjetit GSM

nsa-cellphone-decryptionNSA (National Security Agency) ka deklaruar se përpjekjet e saj mbi përgjimin e telefonëve fokusohen tek të dhënat metadata dhe jo tek vetë telefonatat, por ne e dimë se kjo agjenci është e aftë që të dëgjojë shumë biseda kurdo që dëshiron.

Dokumentet e zbuluara së fundmi nga Edward Snowden për Washington Post konfirmojnë se NSA mund të deshifrojë telefonatat në rrjetin GSM pa qenë e nevojshme që të disponojë çelësa kriptimi.

Ky fakt nuk është surprizues duke marrë parasysh se GSM njihet për dobësitë e tij, por sipas dokumentit NSA ( me shumë mundësi edhe agjenci të tjera amerikane ) mund të proçesojnë lehtësisht telefonata celulare në mbarë botën.

Megjithatë, në të ardhmen NSA mund të mos e ketë kaq të thjeshtë pasi kompanitë gjigande celulare si AT&T, T-Mobile Germany apo dhe shumë kompani të tjera po punojnë për zhvillimin e metodave më të fuqishme të kriptimit për shërbimin e tyre GSM dhe vlen të përmendim se zakonisht telefonatat 3G janë më të sigurta.

Këto masa nuk parandalojnë përfundimisht përgjimin megjithatë vështirësojnë përpjekjet për të ndërhyrë në telefonata. (PCWorld Albanian)

Tags >

GSMNSA
Lajmet e fundit>