Analiza

Nuance përditëson programin për konvertimin e PDF-ve

Apr 22 2010
0 Shpërndarje
Nuance përditëson programin për konvertimin e PDF-ve

Asnjë mjet PDF nuk ia vlen të merret në konsideratë nëse nuk konverton me shpejtësi dhe besnikëri të gjitha llojet e dokumenteve në PDF. Në testet e mia, paketa e Nuance bëri pikërisht këtë dhe ju ndihmon të krijoni PDF më të mira me më pak përpjekje. Për shembull, pamja e tij thumbnail dhe lëvizja e faqeve në një PDF ishte më e këndshme se ekuivalenti i Acrobat Pro.

Njëra nga gjërat më të mira të PDF Converter është aftësia e tij për të kthyer proceset, duke i konvertuar PDF-të sërish në një format të modifikueshëm si Word, WordPerfect, Excel apo PowerPoint. Versioni i ri ju lejon gjithashtu të zgjidhni një segment të vetëm të një PDF-je për konvertim.

Megjithatë, PDF Converter Enterprise nuk barazohet me Acrobat Pro në çdo aspekt. Tipari i tij i ri Portfolio për ndërtimin e PDF-ve ofron vetëm një shabllon në krahasim me katër të Acrobat dhe aftësia e Acrobat për të mbështetur video të integruar është më e mirë.

Pastaj keni akses të integruar për skedarin e dokumenteve Microsoft SharePoint, por jo mbështetje për shërbimet bashkëpunuese të Acrobat.com nga Adobe.
Megjithatë, ky është opsioni me koston më të mirë ditëve të sotme për sa i përket një konvertuesi të kompletuar PDF-je.

Lajmet e fundit>