Harduer

Nubrella, çadra e së ardhmes

Jul 4 2013
0 Shpërndarje
Nubrella, çadra e së ardhmes

NumbrellaTeknologjia ka modernizuar dhe revolucionarizuar shumë produkte gjatë viteve të fundit.

Ne tani mbajmë kompjuterë të vegjël në xhepat tonë apo dërgojmë mesazhe dixhitalë në gjithë botën. Por edhe pse kemi këtë zhvillim akoma nuk kemi një zgjidhje të mirë për tu mbrojtur nga shiu. Në këtë artikull do të njiheni me Nubrella, që “pretendon” të jetë çadra e parë në botë që punon pa u mbajtur në duar.

Duket si një çantë dhe funksionon me një hapje aerodinamike. Nubrella tha se deri tani ka shitur shumë njësi nëpër tërë botën, por kërkon ndihmë për të zhvilluar më shumë biznesin.

“Patenta në pritje për dizajnin e ri të Nubrella nuk ka si qëllim të jetë një zëvendësim për çadrën tradicionale, por një mjet në arsenalin tuaj për tu mbrojtur nga lajthitjet e kohës”, deklaron Alan Kaufman, krijues i kësaj pajisjeje. “Lehtësisht e vendosshme, Nubrella zgjidh shumë probleme ekzistuese, por më e rëndësishmja shërben për tu mbrojtur nga paqëndrueshmëria e motit.”

Nuk ka kundërshtim që Nubrella është e lezetshme, por gjithashtu shumë njerëz ndoshta nuk do të donin ta vishnin në publik. Por përsëri kur lufton me erën në një stuhi të fuqishme të dukesh e modës nuk ka rëndësi para nevojës për mbrojtje që ofron Nubrella.

Nubrella vjen në stile dhe modele të ndryshme, por gjithashtu përdoret si për tu mbrojtur nga dielli, edhe gjatë udhëtimit me biçikletë apo për në stadiume të hapura. Vjen edhe në masë të vogël për fëmijë. (PCWorld Albanian)

Numbrella2

Lajmet e fundit>