Ja se si

Nuk dëshironi që të tjerët të dinë se jeni online në Instagram? Ja sesi ta ç’aktivizoni

Jan 24 2018
0 Shpërndarje
Kjo është një veçori aspak për tu përgëzuar. Mbase ju dëshironi që të qëndroni online por të mos i përgjigjeni askujt. Nuk dëshironi që të tjerët të dinë se jeni online në Instagram? Ja sesi ta ç’aktivizoni

Rrjetet social çdo ditë e një gjejnë një mënyrë për të kompromentuar privatësinë tuaj.

Ishte radha e Instagram me një funksionalitet që shkaktoi jo pak kritika. Llogaritë që ju ndiqni dhe keni komunikuar me ta mund të shohin se kur keni qenë online për herë të fundit.

Kjo është një veçori aspak për tu përgëzuar. Mbase ju dëshironi që të qëndroni online por të mos i përgjigjeni askujt.

Dhe më irritues është fakti se Instagram e ka aktivizuar automatikisht veçorinë.

Ja sesi të ç’aktivizoni “Last Online” në Instagram

  1. Hapni aplikacionin e Instagram në iPhone ose Android
  2. Kaloni në profilin tuaj duke klikuar ikonën në skajin e djathtë poshtë
  3. Në iOS klikoni ikonën në formë ingranazhi Settings dhe më pas butonin Edit Profile. Përdorues e Android duhet të klikojnë menunë me tre pika vertifikale.
  4. Në menunë Settings shfletoni drejt opsionit të ri Show Activity Status. Ç’aktivizojeni dhe do të jeni jashtë radarëve. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>