Harduer

Nuk do të ketë prezantim të smartfonit Galaxy S IV në CES 2013

Dec 12 2012
0 Shpërndarje
Nuk do të ketë prezantim të smartfonit Galaxy S IV në CES 2013

Të hënën Samsung nxori një video e cila rekomandonte se kompania kishte për të bërë disa lajmërime të rëndësishme në eventin CES në fillimin e janarit.

Shumë njerëz spekuluan se bëhej fjalë për Galaxy S IV, smartfoni i ardhshëm nga gjiganti Korean. Fatkeqësisht disa lajme të reja tregojnë se nuk do të ketë një lajmërim të tillë.

CNet.com raporton se Samsung-u do të nxjerrë një sërë produktesh të reja duke përfshirë këtu televizorë.

Gjithsesi kompania nuk do të nxjerrë lajmë të reja rreth smartfonit. Lajmi thotë se shumë kompani smartfonash po presin fundin e shkurtit për të bërë lajmërime të reja produktesh.

Kjo është periudha që do të mbahet eventi 2013 Mobile World Congress në Barcelonë. Në fakt nuk do të kishte kuptim që Samsung-u të nxirrte një smartfon të ri pasi Galaxy S III doli në maj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>