Analiza

Nuk ka konzolë nga Apple deri më 2015

Aug 25 2009
0 Shpërndarje
Nuk ka konzolë nga Apple deri më 2015

Analisti nga Wedbush Morgan, Michael Patcher deklaron se Apple qëndron shumë prapa Microsoft në këtë treg, dhe ndoshta nuk do të arrijë që ta zë asnjëherë. “Apple nuk ka lojëra të dorës së parë, kështu që nisja do të ishte në një fushë të huaj, prapa bazës së instaluar të përafërsisht 40 milion Xbox 360-ave, 30 milion PS3 dhe 75 milion Wii. Ky është një disavantazh jashtëzakonisht i madh konkurrence, dhe nuk e shoh që kjo do të ndodhë edhe për disa vite tjera” tha Patcher. “Skedarët e lojërave janë të mëdha, kështu që nëse Apple dëshiron të garojë, pajisja duhet të ketë një hard disk të madh, dhe gjithashtu duhet të bindë shtëpitë botuese se çmimi për “portim” të lojërave në platformën Apple është i justifikueshëm. Apple i ka mundësitë më të mira nëse pret gjeneratën e ardhshme, më saktësisht rreth viti 2015”.

Patcher gjithashtu ofroi edhe komentet e tij në lidhje me spekulimet se Sony i ri PS3 Slim 120 GB do të mund të shkaktonte që Microsoft dhe Nintendo të ulin çmimin për konzolat e tyre përkatëse.

“Jam i sigurt që Microsoft do të luaj lojën e pritjes dhe do të shikojë. Ka thashetheme në çdo anë se ata do të ulin çmimin e versionit Elite në 299 dolllarë dhe do të eliminojnë SKU-n Pro, pra megjithëse është normalisht një shkurtim i çmimit, nuk është në veçanti një krahasim kokë me kokë me PS3 në 299 dollarë. Ata sigurisht do të përcjellin nëse PS3 do të tejkalojë shitjet e Xbox 360, dhe gjithashtu do të përcjellin edhe në rast se do të ketë rënie të shitjeve të Xbox 360, para se të vendosin për një shkurtim të mëtutjeshëm të çmimit”. Ai më tej shtoi se mendon që Microsoft do të shpalos një ekstra SKU së bashku me opsionin ‘Natal’, sigurisht me një hard disk 500GB, softuer DVR, TV Tuner, e me disa veçori tjera të ngjashme dhe atë me të njëjtin çmim prej 299 dollarë pas një viti.

Lajmet e fundit>