Analiza

Nuk ka “paqe” mes Bashkimit Europian dhe gjigandit të motorit të kërkimit, Google

Apr 16 2015
0 Shpërndarje
Nuk ka “paqe” mes Bashkimit Europian dhe gjigandit të motorit të kërkimit, Google

google_logo-100358365-largeShefja e Bashkimit Europian e cila shqyrton mocionet e mosbesimit votuar nga Parlamenti Europian ka deklaruar se pas plot 5 vitesh hetime, Europa është e gatshme të paraqesë akuza konkrete ndaj Google. Google akuzohet për shkelje të ligjeve të BE dhe mund të dënohet me gjobë apo më ndërhyrje në veprimtarinë e kompanisë. Shefi i antitrust, Mergrethe Vestager e bëri publik këtë vendim ditën e martë pas një konsultimi me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, të cilin do ta ndajë dhe me komisionierët e tjerë gjatë një takimi formal.

Ky vendim i marrë nga Vestager vjen në vijimësi të një beteje ligjore që ka filluar që në Nëntor të vitit 2010. Ankesat se Google ka abuzuar me pozitat dominuese të saj në tregun europian u bënë shkak i fillimit të këtij hetimi. Pretendimet supozojnë se Google ka promovuar shërbimet e saj në kurriz rivalëve duke dëmtuar kështu mundësinë e tyre për të konkuruar. Ankesa e parë ndaj Google u paraqit në vitin 2009 nga Foundem, një motor kërkimi online i ngjashëm me Google ku mund të kërkosh për fluturimet, kompjuterat, hotelet, shërbimet etj. Më pas Foundem iu bashkuan dhe një sërë firmash të tjera si Microsoft, Expedia, TripAdvisor dhe një shoqatë botuesisht Gjerman.

Si pasojë e këtyre akuzave nga BE, Google mund të dënohet me një gjobë prej 6 miliard dollarësh, ndryshe 10% të të ardhurave të saj vjetore. Por kompanisë mund ti kërkohet gjithashtu dhe një ristrukturim për mënyrën se si ajo vepron në tregun europian dhe kryesisht në lidhje me konkurentët. Një shtysë e këtij hetimi mund të kenë qënë dhe problemet që Google është duke ndeshur me Komisionin e Tregtisë në Shtetet e Bashkuara.

Google është përpjekur më shumë se një herë për ta mbyllur këtë hetim duke i prozuar BE-së zgjidhje të mesme. Në Shkurt të vitit të kaluar kompaia premtoi se do tu jepte rëndësi të barabartë shërbimeve të rivalëve. Komisioni për pak sa e pranoi këtë marrëveshje por ajo u kundërshtua bindshëm nga kompanitë që ishin ankuar për Google, të cilat e detyruan komisionin të tërhiqej. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>